Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Dinamo zhgënjen ndaj Bylis, Vora nuk fal as Flamurtarin
21 Shtator 2025 17:57 Telesport Kanë përfunduar dy ndeshjet e radhës për javën e katërt të Abissnet Superiore. Në “Elbasan Arena”, Dinamo e Ilir Dajës ka zhgënyer duke barazuar pa gola ndaj Bylis. Në 25 minutat e fundit, Bylis mbeti me 10 lojtarë, pasi Perlata goditi me bërryl Bruno Ditën. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, dy ekipet kënaqen me nga një pikë. Vora e drejtuar nga Arian Bellai ka mposhtur 1-0 Flamurtarin në sfidën e luajtur në stadiumin e Laçit. Goli për Vorën u shënua nga pika e bardhë e penalltisë nga Luis Felipe, pas një kontakti në zonë. Në orën 19:00, luhet sfida e fundit për këtë javë të katërt, Teuta pret Vllazninë në “Niko Dovana”.