Nga vettingu te SPAK-u/ Nesër PD nuk kursen Gjokën, dërgon denoncimin edhe në SHBA

Nga vettingu te SPAK-u/ Nesër PD nuk kursen Gjokën, dërgon denoncimin edhe në SHBA

Partia Demokratike do të depozitojë kallëzimin penal shtesë në SPAK për gjyqtaren Irena Gjoka. Mësohet se nesër më datë 22 shtator, ora 11.00, Kryetarja e Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit pranë Partisë Demokratike, Adriana Kalaja do të paraqitet në SPAK, me pretendimin se gjyqtarja ka kryer falsifikim të të dhënave gjatë procesit të vettingut dhe që “rastësisht”, nuk është kapur nga komisionerët e emëruar aty nga Rama e shpura e tij. PD bën me dije se ky kallëzim do t’i përcillet Ambasadës së SHBA akredituar në Shqipëri si dhe Senatit e Kongresit Amerikan. PD thekson se do të vijojë deri në fund betejën për rikthimin e Shtetit Ligjor të së Drejtës në Shqipëri.