Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Kanadaja, Australia dhe Mbretëria e Bashkuar njohin shtetin palestinez
Kryeministri kanadez Mark Carney njoftoi sot se Kanadaja ka njohur zyrtarisht Shtetin e Palestinës, duke u bërë vendi i parë anëtar i G7 që njeh shtetin palestinez. Në një postim në llogarinë e tij në X, Carney deklaroi: “Kanadaja njeh Shtetin e Palestinës dhe ofron mbështetje për ndërtimin e një të ardhmeje paqësore, si për Palestinën ashtu edhe për Izraelin.” Pas Kanadasë, Australia konfirmoi gjithashtu njohjen e shtetit palestinez. Kryeministri australian Anthony Albanese theksoi se ky është një hap i përbashkët me Kanadanë dhe Britaninë, dhe pjesë e një përpjekjeje ndërkombëtare për të arritur një zgjidhje me dy shtete. Deklarata e Anthony Albanese Britania e Madhe iu bashkua kësaj nisme, me kryeministrin Keir Starmer që njoftoi njohjen e Shtetit të Palestinës. Ai deklaroi: “Sot, për...