Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Pikë Uji” në listën e New York Times/ Nga Pogradeci në SHBA, kinemaja shqiptare bën jehonë botërore me filmin që renditet në “Top 5”
New York Times ka përfshirë filmin Pikë Uji të regjisorit Robert Budina në listën e “5 filmave ndërkombëtar që duhen parë”, duke i dhënë kinematografisë shqiptare hapësirë që rrallë ka pasur në median prestigjioze amerikane. Filmin shqiptar rekomandohet nga kritikja Devika Girish bashkë me katër filma të tjerë ndërkombëtarë, duke e vendosur Shqipërinë në hartën e kinematografisë botërore. New York Times përshkruan filmin si një vepër që tregon “atmosferën e zymtë të korrupsionit” duke ndjekur historinë e Aida-s në aktrimin e Gresa Pallaska dhe bashkëshortit të saj Ilir aktorit, Arben Bajraktaraj të cilët “jetojnë në një pallat të lartë mbi qytetin e Pogradecit në Shqipëri, me dritare të mëdha xhami që ofrojnë një pamje mahnitëse të Liqenit të Ohrit.” Kritikja e New York Times vlerëson...