Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Grabiti “Benz”-in dhe e dërgoi për skrap, arrestohet hajduti i makinës në Tiranë
pamje nga policia TIRANË- Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se dje ka vjedhur një automjet me qëllim shitjen e tij për skrap. Mësohet se Armando Alushi pasi vodhi makinën në rrugën “Niko Avrami”, në kryeqytet, e kishte dërguar në një pikë skrapi për ta shitur. Po ashtu, edhe pronari i pikës së skrapit u procedua penalisht, pasi gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua automjeti i vjedhur. Njoftimi: Tiranë/ Vodhi një automjet në rrugën “Niko Avrami”, me qëllim shitjen e tij për skrap, vihet në pranga 42-vjeçari. Procedohet penalisht pronari i pikës së skrapit. Gjendet dhe sekuestrohet, në cilësinë e provës materiale, automjeti i vjedhur. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në...