Dinamo kërkon fitoren, rikthehet në shtëpi për… kthesën

Dinamo kërkon fitoren, rikthehet në shtëpi për… kthesën

Dinamo do të përballet sot me skuadrën e Bylisit në kuadër të javës së katërt të Superiores, ku pas një pritjeje të gjatë, rikthehet të luajë në “Selman Stërmasi”. DINAMO Dy humbjet e fundit në kampionat, e kanë kthyer fitoren në detyrim për të besuarit e Dajës, të cilët nuk do ta kenë të lehtë përballë Bylisit, që si trajner ka Mirel Josën, një teknik që e njeh mirë kampionatin shqiptar. Rikthimi në “Selman Stërmasi”, ka zgjuar jo pak interesin e tifozëve dhe pritet që në ndeshjen e së dielës, të ketë prezencë të konsiderueshme, duke marrë parasysh edhe faktin se luhet në orën 16:00. BILETAT- Dy ditë më parë, Dinamo ka nxjerrë në shitje biletat e ndeshjes kunder Bylisit. Tribuna ballore dhe tribuna e...