Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Përplasi këmbësoren me makinë dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 37-vjeçari në Këlcyrë
Një aksident i rëndë është regjistruar në Këlcyrë, ku një 37-vjeçar ka përplasur një këmbësore. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në lagjen “Gur”, ku shtetasi E. Xh., 37 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasen A. K., 56 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, 56-vjeçarja ka marrë lëndime dhe është dërguar menjëherë në spital, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa, 37-vjeçari është larguar nga vendi i aksidentit, por është kapur më pas nga shërbimet e Policisë. “Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin E. Xh., 37 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi dje në lagjen “Gur”, Këlcyrë, me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar, këmbësoren, shtetasen A. K., 56 vjeçe, banuese në Këlcyrë, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut...