Kush do garojë nga PD për Bashkinë e Tiranës? Luçiano Boçi flet me emra: Këta janë kandidatët potencialë

Kush do garojë nga PD për Bashkinë e Tiranës? Luçiano Boçi flet me emra: Këta janë kandidatët potencialë

Nënkryetari i Partisë Demokratike, deputeti Luçiano Boçi, është shprehur se kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës duhet të ketë një profil me dimension kryesisht publik, por edhe politik. Komentet Boçi i bëri gjatë një interviste me gazetarin Anest Barjamemaj, që u transmetua në ‘Ditari i Fundjavës’ me moderatorin Indrit Maraku në A2 CNN. Boçi gjatë diskutimit përmendi gjithashtu disa emra kandidatësh, që sipas tij kanë potencial për të fituar garën në Bashkinë e Tiranës, si analisti Fatos Lubonja, Ilir Alimehmeti, Jorida Tabaku dhe Dhurata Çupi. “Gjetja e zgjidhjes në këtë ekuacion me shumë faktorë të barabartë është disi jo e lehtë, por që do ketë një zgjidhje. Ka arsyetimet e veta çdo lloj formati i kandidatit. Tirana ka specifikën e vetë pasi është një...