Turistë me “detyrim”/ Të huajt e arrestuar për drogë duhet të paraqiten disa herë në Shqipëri deri sa gjyqi të mbyllet

Turistë me “detyrim”/ Të huajt e arrestuar për drogë duhet të paraqiten disa herë në Shqipëri deri sa gjyqi të mbyllet

Së bashku me familjen, francezi Kerim Korum mbërriti në Shqipëri në datën 8 gusht. Erdhi si turist dhe vizitoi disa qytete bashkë me të ëmën derisa u arrestua në zonën e ish-bllokut. Në një kontroll rutinë policia i gjeti me vete 5 gramë hashash. Për policinë Kerim ishte turisti i radhës i gjetur me drogë, kurse për gjykatën ai ishte  përdoruesi i radhës që duhej liruar ndaj urdhëroi detyrim paraqitje. Një masë që siç edhe shtetas të tjerë të huaj, ose i mban në Shqipëri derisa gjykimi mbyllet, ose përfundojnë të larguar pa adresë. Avokati i Kerim premton se mbasi 19 vjeçari të mbyllë pushimet e verës, do kthehet sipas kalendarit një herë në muaj detyrim paraqitje në Shqipëri derisa gjyqi të mbyllet. Drejtoria e...