Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak se administrata publike po i refuzonte të zbatonte urdhrat e paligjshëm të tij. “Në kushtet e një presioni të vazhdueshëm mbi punonjësit e administratës publike gjatë qeverive Rama 1, 2 dhe 3, të cilët kanë refuzuar të bëhen pjesë e shkeljeve ligjore në procedurat e prokurimeve publike, Kryeministri ka zgjedhur të krijojë një mekanizëm të ri informal: të ashtuquajturën ‘ministre virtuale’ Diella”, – tha zëdhënësja e Anti-Korrupsionit në PD, Genta Vangjeli. Sipas saj, koncepti i “ministrit virtual” nuk ekziston në asnjë nen të Kushtetutës apo ligjeve shqiptare, teksa shtroi pyetjet se kush do e mbikëqyr “Diellën”, apo se kush do të mbajë përgjegjësi për shkeljet...