Gara për Bashkinë e Tiranës, Boçi liston kandidatët potencialë të PD-së

Gara për Bashkinë e Tiranës, Boçi liston kandidatët potencialë të PD-së

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka hedhur dritë mbi emrat që përfliten si kandidatë potencialë të opozitës për zgjedhjet e ardhshme në Bashkinë e Tiranës. Duke folur në një intervistë televizive, Boçi tha se ndër emrat e mundshëm janë: analisti Fatos Lubonja, mjeku Ilir Alimehmeti, deputetja Jorida Tabaku dhe deputetja Dhurata Çupi. Ai theksoi se Tirana ka specifikat e saj dhe për këtë arsye kërkon një kandidaturë që të jetë e pranishme publikisht dhe me ndikim, por që gjithashtu të ketë edhe një dimension politik. “Gjetja e zgjidhjes në këtë ekuacion me shumë faktorë të barabartë është disi jo e lehtë, por që do ketë një zgjidhje. Ka arsyetimet e veta çdo lloj formati i kandidatit. Tirana ka specifikën e vetë pasi është një...