Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Durrës/ 36-vjeçari i dehur dhe me kanabis në makinë tenton të korruptojë policinë, arrestohet në flagrancë
Policia Rrugore e Durrësit ka goditur një tjetër rast të tentativës për mitëdhënie, duke vënë në pranga një 36-vjeçar që tentoi të korruptonte punonjësit e policisë për të shmangur testin e alkoolit dhe kontrollin e automjetit. I dyshuari, i ndaluar gjatë një patrullimi rutinë, rezultoi se drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit dhe dyshohet gjithashtu nën ndikimin e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit, ai u përpoq të fshihte një cigare me kanabis dhe ofroi 50 euro ryshfet ndaj efektivëve. Ky është rasti i 26-të i mitëdhënies së konstatuar dhe proceduar nga Policia Rrugore e Durrësit. Njoftimi i policisë Policia Rrugore e Durrësit godet një tjetër rast të tentativës për mitëdhënie. Shkon në 26 numri i drejtuesve të automjeteve të arrestuar e proceduar për mitëdhënie. Drejtonte automjetin...