Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Rama shmang vizitën në SHBA, dërgon Begajn në OKB
Kryeministri Edi Rama ka shmangur vizitën e tij në SHBA për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ndonëse në vitet e fundit prej 2019-ës dhe deri më sot, Edi Rama ka mënjanuar përfaqësimin e Shqipërisë në nivel Presidenti, duke shkuar si drejtues i ekzekutivit, pas 6 vitesh, ka shmangur pjesëmarrjen në sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që do të zhvillohet në Nju Jork në datat 22 - 27 shtator 2025. Lajmi është konfirmuar nga Presidenti Bajram Begaj, I cili njofton se do të kryesojë delegacionin shqiptar për ku do të prezantojë qëndrimet e Shqipërisë mbi çështjet kryesore, përfshirë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, multilateralizmin, zhvillimin e qëndrueshëm dhe të drejtat e njeriut. Kreu...