Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kriza politike, Çitaku: Në fund të vitit Kosova shkon në zgjedhje parlamentare
Zgjedhjet e reja parlamentare janë të pashmangshme dhe mund të mbahen në fund të vitit 2025. Këtë fakt e ka bërë të ditur sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku. Në një intervistë për KosovaPress thekson se në krizën aktuale politike, zgjedhjet e reja janë të paevitueshme, mirëpo fillimisht duhet të pritet vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese se çfarë hapa duhet të ndërmerren për Kuvendin e Kosovës. Megjithatë, ajo shton se teknikisht është e pamundur që zgjedhjet e reja parlamentare të mbahen para përfundimit të balotazhit për zgjedhjet lokale. “Në momentin në të cilin jemi, konsideroj që zgjedhjet e reja parlamentare janë bërë të pashmangshme. Është humbur shumë kohë. Zoti Kurti i ka humbur Kosovës jo vetëm këto muaj prej kur jemi pa...