Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Yuri Kim del në pension, Kongresi Amerikan e nderon për shërbimin diplomatik 29-vjeçar
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA i ka kushtuar një seancë të veçantë diplomates së njohur Yuri Kim, e cila pas gati tre dekadash karriere në shërbim të diplomacisë amerikane, ka dalë në pension. Kongresmeni James C. Moylan nga Guam, vendlindja e Kim, e përshkroi atë si një shembull të integritetit, guximit dhe përkushtimit. “Ajo ka qenë mentore, model dhe shërbyese publike e palëkundur që ka dhënë gjithçka çdo ditë. Trashëgimia e saj nuk është vetëm në politikën e jashtme, por edhe tek njerëzit që ka frymëzuar dhe urat që ka ndërtuar,” – u shpreh Moylan. Karriera e Yuri Kim përfshiu poste kyçe në ambasadat amerikane në Turqi, Irak, Japoni dhe Kinë, si dhe rol udhëheqës në politikën ndaj Koresë së Veriut. Ajo shërbeu si asistente...