“Plani i heshtur i pushtetit”/ PL, akuza të rënda ndaj qeverisë: E trajton Shqipërinë si pronën e vet private

“Plani i heshtur i pushtetit”/ PL, akuza të rënda ndaj qeverisë: E trajton Shqipërinë si pronën e vet private

Zëdhënësja e presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli në një deklaratë publike ka vënë theksin tek korrupsioni, i cili sipas saj është kthyer në sistem mbi të cilin mbështetet qeveria e kryeministrit Edi Rama. Fajtor për largimin e të rinjve nga vendi, Memelli bën qeverinë pasi korrupsioni është prezent sipas saj, në nivele të larta në fusha jetike për qytetarët, shëndetësi, arsim, gjykata e prokurori apo dhe në tenderat publikë. Ndër të tjera, ajo nger zërin për një luftë kundër korrupsionit dhe në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve si dhe të taksave që ata paguajnë. Deklarata e plotë: Të nderuar qytetarë! Shqipëria sot është e kapur peng nga korrupsioni dhe ky është realiteti i hidhur që shqiptarët e përjetojnë çdo ditë në jetën...