Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Mbështetje për aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s”/ Ministri i Jashtëm i Estonisë bisedë telefonike me Spiropalin
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me homologun estonez Margus Tsahkna. Ky i fundit i përcolli Spiropalit urimet e tij për emërimin në detyrën e re të Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme. Ministri i Jashtëm i Estonisë njofton në rrjetin social X se me Spiropalin diskutoi “mbi shkeljen e rëndë të hapësirës ajrore nga Rusia dhe nevojën për konsultime të Nenit 4 me NATO-n.” Postimi i Margus Tsahkna: Një bisedë e shkëlqyer e parë me homologen time 🇦🇱, @elisaspiropali, të cilën e përgëzova për emërimin e saj si Ministre e Jashtme e Shqipërisë. Diskutuam shkeljen e rëndë të hapësirës ajrore nga Rusia dhe nevojën për konsultime të Nenit 4 me NATO-n. Estonia...