Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Shtëpi bari dhe ferma marijuane, çmontohet organizata shqiptare në Spanjë, 5 të arrestuar! Mes tyre një grua
Roja civile e Spanjës (Garda Civil) ka arrestuar 5 shqiptarë si pjesë e një organizate kriminale narkotrafiku në Alhendín (Granada). Të ndaluarit janë një grua dhe katër burra të moshës 24 deri në 37 vjeç, të dedikuar kryesisht ngritjes së shtëpive të barit dhe plantacioneve të marijuanës nëpër magazina dhe ferma të ndryshme në zonë. Gjatë kontrollit në një shtëpi në komunë, oficerët gjetën një plantacion të brendshëm me kanabis sativa, me 270 bimë dhe 53 kilogramë sytha të thata të paketuara për shitje. Gjithashtu 700 euro në para të gatshme, dokumente të falsifikuara dhe disa telefona celularë. Ankesat e banorëve të lagjes zbuluan rastin duke e denoncuar në polici, pasi pikasën lëvizjet e dyshimta dhe erën e fortë që vionte nga godina. “Hetimi filloi...