Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“U shkaktuan dëme të mëdha”/ Ujku bën kërdinë në Lushnjë, sulmon 80 dele e dhi, banorët reagojnë të tmerruar
Ujku bën kërdinë në fshatin Karbunarë e sipërme, vetëm 5.km larg qendrës së Lushnjes. Ka qenë në orët e para të mëngjesit kur egërsira ka hyrë në tufën e bagëtive të Namik Sinanit. Kafsha e egër, ka dëmtuar dele dhe dhi. Sipas fermerit, ai ka pasur 80 kokë dele e dhi, nga të cilat kanë mbetur rreth 12 krerë dhe nga ato gjysmat janë të kafshuara nga ujku dhe nuk japin shpresë se mund të jetojnë. Tufa me bagëti është trembur nga kafsha e egër dhe ka dalë jashtë stanit, por egërsira nuk është mjaftuar me kaq, por i ka drejtuar larg fshatit rreth 4 km dhe një pjesë e tyre kanë ngordhur rrugës. Namik Sinani, ato pak bagëti të ngordhura që ka gjetur, i...