Mbante të fshehura në banesë armë zjarri automatike, arrestohet në flagrancë 50-vjeçari në Sarandë

Mbante të fshehura në banesë armë zjarri automatike, arrestohet në flagrancë 50-vjeçari në Sarandë

Policia e Sarandës ka zhvilluar me sukses një tjetër operacion kundër armëmbajtjes pa leje. Operacioni i koduar “Dishat”, i finalizuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë dhe stacionit të Policisë Konispol, ka çuar në arrestimin e një shtetasi 50-vjeçar, i cili mbante të fshehur në banesën e tij një armë zjarri automatike. Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Dishat, janë sekuestruar edhe një karikator dhe 15 fishekë. Njoftimi i policisë Në vijim të punës së pandërprerë për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale që mund të ndodhnin nga përdorimi i tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, konkretisht ato të stacionit të Policisë Konispol, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan...