Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, kamioni përplaset me ‘Opel’
Një aksident tjetër është shënuar këtë mëngjes në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, në afërsi të fshatit Gramsh. Burime bëjnë me dije se një kamion në manovër parakalimi ka goditur një mjet tip Opel Astra, në të cilin udhëtonin nje cift bashkëshortësh. Si rezultat i përplasjes është dëmtuar automjeti tip Opel, por fatmirësisht nuk ka probleme për shëndetin e çiftit. Nga bllokimi i autostradës ka pasur trafik të rënduar mbi 7 km deri në afërsi të rrethrrotullimit të Çermës. Uniformat blu të qarkullimit rrugor kanë dokumentuar ngjarjen dhe kanë ndërhyrë për të bërë të mundur normalizimin e trafikut.