Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Serie A/ Frenon Juventus, Tudor nuk përmbahet: Penallti e turpshme, Milan gjen suksesin e 3 radhazi në kampionat
Juventus nuk mundi dot të shkojë më shumë se sa barazimi 1-1 në transfertën ndaj Veronës. Pas 3 fitoreve radhazi në 3 javët e para, vjen ndalesa për bardhezinjtë e Igor Tudor. Ndeshja nisi në mënyrë perfektë për miqtë që realizuan me Coincecao që në minutën e 19, me portugezin që lëvizi mjaft bukur nga e djathta drejt qendrës dhe me një goditje rrafsh me tokën çoi Juventusin në avantazh. Megjithatë veronezët do të gjenin barazimin në fundin e pjesës së parë, teksa Orban ekzekuton saktë një penallti, të kontestuar së tepërmi nga juventinët, me kroatin Tudor që e konsideroi si të turpshëm vendimin e gjyqtarit kryesor. Verona zhvilloi një pjesë të dytë të mirë, madje gjeti edhe golin e avantazhit në të 68 minutë,...