Bayern e tepron: 25 mln euro bonus për lojtarin që e kërkon Real Madrid

Bayern e tepron: 25 mln euro bonus për lojtarin që e kërkon Real Madrid

21 Shtator 2025 11:39 Telesport Marc Guéhi në janar ose në verën e ardhshme do të jetë një nga lojtarët më të kërkuar në Europë. Në fakt, që tani, sepse puna për joshjen e tij ka nisur. Liverpool pati shansin ta blinte për rreth 40 mln euro në verë, por nuk ia doli në minutat e fundit. Tani për të kanë interes Real Madrid, Barcelona, Bayern dhe PSG. Mediat gjermane raportojnë se klubet jashtë Anglie janë të avantazhuar, sepse mund të negociojnë me të që në janar, kurse Liverpool jo, të paktën sipas rregullave të UEFA-s. Bayern po tenton ta joshë duke i ofruar një bonus të madh, plot 25 mln euro. Në këtë formë, mbrojtësi mund të tërhiqet nga ideja për t’u bërë lider...