Qëllim, shfrytëzim prostitucioni/ Trafikuan vajza nga Uganda, Prokuroria Fier arreston ‘tutorin’ dhe bashkëpunëtorët…

Qëllim, shfrytëzim prostitucioni/ Trafikuan vajza nga Uganda, Prokuroria Fier arreston ‘tutorin’ dhe bashkëpunëtorët…

Pesë persona u arrestuan në Fier për shfrytëzim prostitucioni. Mes të arrestuarve janë dy shtetase nga Uganda, ‘tutori’ Osjon Puka dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët dyshohen për organizimin e një rrjeti trafikimi dhe shfrytëzimi prostitucioni në zonën e Fierit. Sipas hetimeve, vajzat e trafikuara, kryesisht nga Uganda dhe që kanë hyrë në Shqipëri në mars 2024, fillimisht janë rekrutuar si kërcimtare “strip dance”, por më pas janë detyruar të kryejnë shërbime seksuale në pjesën private të lokalit, për shkak të kushteve ekonomike dhe sociale. Organizatori Osjon Puka në përpjekje për të fshehur aktivitetin, ka përdorur shtetasen Orkida Gajo si qerramarëse dhe administratore fiktive, ndërsa bashkëpunëtorja Klodjana Haskasa menaxhonte lokalin dhe vajzat e punësuara, duke i dorëzuar të ardhurat organizatorit. Gjatë kontrolleve policore u sekuestruan...