Bie në prangat e policisë 34-vjeçari/ Shiste kokainë e kanabis në lagje dhe lokale të qytetit

Bie në prangat e policisë 34-vjeçari/ Shiste kokainë e kanabis në lagje dhe lokale të qytetit

Policia e Korçës ka finalizuar me sukses një tjetër operacion kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytet. Në pranga ka rënë një 34-vjeçar, i cili dyshohet se shpërndante kokainë dhe kanabis në zona të ndryshme të qytetit, përfshirë lagje rezidenciale dhe ambiente të ndryshme publike. Arrestimi u bë i mundur pas një kontrolli të befasishëm në automjetin e tij dhe më pas në banesë, ku u sekuestruan doza të gatshme për shitje. Njoftimi i policisë: Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike, kokainë dhe kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” ushtruan kontroll në një automjet, pasi dyshohej se në këtë automjet lëvizte personi i dyshuar për shitje të narkotikëve. Gjatë kontrollit të automjetit dhe kontrollit fizik ndaj...