Arrestohet 35-vjeçari/ Fshehu armë në depozitën e ujit, i gjenden edhe municion luftarak dhe kokainë

Arrestohet 35-vjeçari/ Fshehu armë në depozitën e ujit, i gjenden edhe municion luftarak dhe kokainë

Një 35-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi i është gjetur një armë zjarri pa leje, municion luftarak e kokainë. Në pranga ka rënë Markeliano Pirtea. Njoftimi i plotë: Tiranë/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Kombinimi”. Shpërndante lëndë narkotike kokainë dhe mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, vihet në pranga 35-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, rreth 135 gramë kokaine, të cilën dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në doza dhe municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje, pas një informacioni të...