Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
EMRI/ Arrestohet 34-vjeçari i rrezikshëm në Korçë
Policia e Korçës bën me dije se në vijim të goditjes së veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, ka arrestuar shtetasin Petrika Treska. “Shiste kokainë e kanabis në lagje dhe në lokale të ndryshme të qytetit të Korçës, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari. Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike, kokainë dhe kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” ushtruan kontroll në një automjet, pasi dyshohej se në këtë automjet lëvizte personi i dyshuar për shitje të narkotikëve. Gjatë kontrollit të automjetit dhe kontrollit fizik ndaj shtetasit P. T., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike, kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në...