Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Nuk shkon vetëm qeveria në BE”, Leskaj thirrje Ramës e Berishës: Bashkëpunoni për intregimin!
Ish-ministrja socialiste Valentina Leskaj në një intervistë për “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2 CNN dha një mesazh të fortë për mazhorancën dhe opozitën, të cilave u kërkoi bashkëpunim në kuadër të reformave për integrimin e Shqipërisë në BE. Sipas Leskajt çdo reformë apo nismë që kalon në Parlament duhet të marrë votat e të dy palëve pasi vendi ndodhet në një moment historik dhe bashkëpunimi opozitë-mazhorancë tregon qëndrueshmëri në sytë e BE-së. “Do të dëshiroja që të gjitha reformat që janë shpallur dhe mbi të gjitha duhet të jemi shumë të kujdesshëm që Parlamenti ynë të plotësojë të gjitha kriteret e një Parlamenti të demokracisë funksionale. Unë e di që nuk është një gjë e lehtë, sepse këtu sigurisht tango do dy. Dhe duhet...