Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Momenti prekës/ Pas 8 muajsh në burgun e talibanëve, çifti britanik ribashkohet me vajzën në Doha (VIDEO)
Peter Reynolds, 80 vjeç, dhe bashkëshortja e tij Barbie, 76 vjeçe të cilët kishin jetuar për afro dy dekada në Afganistan janë liruar pas pothuajse 8 muajsh burgosjeje nga talibanët dhe janë ribashkuar me vajzën e tyre, Sarah Entwistle. Çifti u la i lirë pas ndërmjetësimit të Katarit dhe mbërriti në Doha, ku u prit nga vajza e tyre në një skenë tejet emocionale, me përqafime dhe lot gëzimi. Pas disa kontrolleve mjekësore, ata pritet të udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar, megjithëse për vite të tëra kishin jetuar në provincën Bamiyan të Afganistanit. Talibanët thanë se çifti kishte shkelur ligjet vendase dhe u lirua pas përfundimit të një procesi gjyqësor, por nuk dhanë detaje të tjera mbi akuzat apo rrethanat e mbajtjes së tyre. Kryeministri...