Tirana mirëpret sot “Triathlon”, kufizime trafiku dhe ndryshime në linjat urbane, ja rrugët që do të bllokohen

Tirana mirëpret sot “Triathlon”, kufizime trafiku dhe ndryshime në linjat urbane, ja rrugët që do të bllokohen

Tirana mirëpret sot “Triathlon”-i, sporti që bashkon tre disiplinat sportive më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: Not, çiklizëm, vrap. Qindra sportistë, profesionistë dhe jo vetëm, do të garojnë këtë të dielë përgjatë një itinerari të mirëpërcaktuar nga Bashkia e Tiranës, në harmoni me natyrën fantastike të Liqenit të Farkës, duke promovuar njëkohësisht edhe vlerat turistike të kësaj zone. Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv është hartuar një plan masash. Përmes një njoftimi, Policia Bashkiake njofton qytetarët që sot nga ora 08:00- 13:00, do të ketë kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa segmente rrugore. Rrugët e bllokuara për qarkullim:Rruga e Tuneleve (nga kryqëzimi me rrugën e “Daxhit” deri te kryqëzimi me rrugën “Panorama e Liqenit”)Rruga e “Daxhit” (nga kryqëzimi me...