Sherri masiv/ Shqiptarë, afrikanë dhe egjiptianë  përplasen në Milano, një 32-vjeçar përfundon në spital në gjendje të rëndë

Sherri masiv/ Shqiptarë, afrikanë dhe egjiptianë përplasen në Milano, një 32-vjeçar përfundon në spital në gjendje të rëndë

Një sulm i dhunshëm me thikë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në rrugën Pellizza da Volpedo, në zonën Amendola të Milanos. Sipas informacioneve paraprake, një 32-vjeçar me origjinë egjiptiane është qëlluar disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit. Ai u gjet dhe u ndihmua nga ekipet mjekësore dhe u transportua me urgjencë në spitalin Niguarda, në gjendje të rëndë. Megjithatë, raportet e para mjekësore kanë përjashtuar rrezikun për jetën, raportojne mediat italiane.  Nga rindërtimi fillestar i ngjarjes, rezulton se i plagosuri ndodhej në shoqërinë e dy bashkatdhetarëve të tij, kur u sulmua papritur nga një grup prej rreth dhjetë personash. Sipas dëshmive, mes agresorëve kishte shtetas nga Afrika e Veriut dhe Shqipëria. Motivi i sulmit është ende...