Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Rikthehen zjarret në Gramsh, era e fortë vështirëson shuarjen e flakëve
Një nga vatrat më të fuqishme të zjarrit për muajin Shtator në Qarkun e Elbasanit është regjistruar këtë fundjavë në fshatin Bulçar, pjesë e Njësisë Administrative Kodovjat në Bashkinë e Gramshit. Ngjarja riktheu skena dramatike,të ngjashme me ato të muajit Gusht 2025, kur zjarret përfshinë zona të tëra pyjore duke shkaktuar dëme të mëdha jo vetëm materiale e mjedisore por edhe né njerëz e gjedhë. Sipas raportimeve nga terreni, vatra e fundit e zjarrit me përmasa jashtëzakonisht të mëdha u shfaq në orët e para të së shtunës duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme të masiveve pyjore të zonës. Një pjesë e flakëve u arrit të izolohej në orët e vona të mbrëmjes së djeshme , por situata mbetet ende mjaft e vështirë. Sipas z.Ilir Llapushi,...