Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Juristi Daci: Juridikisht, Veliaj nuk mund të shkarkohet, ja procedura
Juristi Jordan Daci ka komentuar mbi situatën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili po përballet me kërkesën për shkarkimin e tij nga ana e këshilltarëve të Partisë Socialiste. Daci theksoi se në aspekt politik ai do të ishte për shkarkimin, por në kuadër juridik ai kundërshton këtë mundësi. “Nëse do më pyesje politikisht edhe unë do thoja duhet të shkarkohet, por juridikisht si jurist them që jo,” tha ai. Ai vijoi duke shpjeguar se “parimi i barazisë para ligjit është kushtetues, si Kuvend dhe anëtar i Kuvendit, të dy janë të zgjedhur nga populli dhe nuk mund të kemi dy standarde. “Kryetari i Bashkisë ndonjëherë ka më shumë rëndësi se një deputet. Ai ka shkaqe të arsyeshme që mund ta kërkojë këtë. Po...