Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Skandali i fondeve për bujqësinë në Greqi, BE kërkon plan për përmirësim deri më 2 tetor
Bashkimi Europian ka paralajmëruar Greqinë se rrezikon të humbasë fondet për bujqësinë nëse deri më 2 tetor nuk paraqet një plan të përmirësuar për menaxhimin e tyre. Skandali përfshin disa zyrtarë grekë dhe shpërdorimin e qindra milionë eurove, me qendër financimet për subjekte fiktive në Kretë. Pas dorëheqjeve që pasuan skandalin në qeverinë Mitsotakis, Athina zyrtare paraqiti një plan veprimi, por ky u refuzua nga Komisioni Europian si i pamjaftueshëm për të luftuar skemën e abuzimeve. Aktualisht, pala greke ka rënë dakord për një hetim parlamentar, megjithëse opozita akuzon partinë në pushtet për përpjekje për të fshehur skandalin. Kjo konsiderohet si një nga ngjarjet më të rënda politike në Greqi pas skandalit të përgjimeve nga shërbimi sekret.