Burimi: 
								Vizionplus.tv
								
							
                                    Foto © Vizionplus.tv                                
                            Aksident në Pogradec, makina përplaset me pemën
                            Një aksident u shënua mbrëmjen e sotme në hyre të qytetit të Pogradecit. Një mjet tip benz që drejtohej nga një i ri ka humbur kontrollin e për pasojë është përplasur me një pemë në anë të rrugës. Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa dëmtime. Në vendngjarje mbërriti policia dhe forcat zjarrfikëse të cilat bënë të mundur largimin e pemës nga rruga pasi kishte bllokuar qarkullimin për disa minuta. Dyshohet që shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e mjetit dhe një manovër e gabuar e drejtuesit të tij.