Deklarata e kryeministrit për mjekët, Tritan Shehu: Fishekzjarret e Ramës, përze doktorët shqiptarë dhe kërkon të huaj!

Deklarata e kryeministrit për mjekët, Tritan Shehu: Fishekzjarret e Ramës, përze doktorët shqiptarë dhe kërkon të huaj!

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë lidhur me largimin masiv të mjekëve nga vendi. Duke iu referuar deklaratës që kryeministri Rama bëri sot për mjekët, Shehu denoncon politikat që sipas tij po dëbojnë profesionistët shqiptarë drejt vendeve të tjera, ndërsa në Shqipëri flitet për sjelljen e mjekëve të huaj në QSUT. Kreu i qeverisë tha sot se nuk duhen vendosur limite në ambicie, teksa theksoi “të tërheqim jo vetëm mjekë shqiptarë që janë jashtë, por edhe mjekë të huaj për të punuar bashkë me ju”. Lidhur me këtë deklaratë, Tritan Shehu thotë se çdo vit largohen nga Shqipëria rreth 180 mjekë dhe shumë pak prej tyre kthehen. “Marrja peng e diplomës, ulja e cilësisë në arsimin mjekësor dhe mungesa e...