Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Alibali: Rama e ka kthyer Parlamentin zyrë noteriale, Opozita ra në kurth
Analisti Neritan Alibali komentoi në “Review” me Greta Topjanin situatën e tensionuar në seancën plenare të së enjtes, e cila u ndërpre për shkak të kundërshtimeve të forta nga opozita, pas prezantimit nga Kryeministri Edi Rama të ministres virtuale “Diella” në Kuvend. Sipas Alibalit, sjellja e Ramës në Kuvend është vazhdim i një modeli qeverisës që e ka kufizuar rolin e parlamentit në mënyrë sistematike, sidomos pas pandemisë. “Situata e Covidit bëri që të shfrytëzohej një ligj kushtetues ku, me aktet normative me fuqinë e ligjit që kapërcejnë Parlamentin, i jepet e drejta qeverisë për të vepruar në kushte nevoje dhe urgjence. Më pas këto akte duhet të miratohen nga Kuvendi brenda 45 ditëve,” –u shpreh Alibali. Sipas tij, kjo periudhë ka krijuar një komoditet...