Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Blushi: Kryeministri Rama përdori Diellën si alibi për të shmangur skemat korruptive
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë dhe deputeti i saj, Tedi Blushi, komentoi në emisionin Review në Euronews Albania me moderatoren Greta Topi ndërprerjen e seancës plenare të kësaj të enjte, pas kundërshtimeve të opozitës ndaj prezantimit të ministres virtuale “Diella” nga kryeministri Edi Rama. Blushi e cilësoi këtë veprim si antikushtetues dhe tha se “Diella është një alibi për t’iu shmangur atyre skemave dhe alibive korruptive që në fakt kanë prodhuar disa figura të cilat sot janë përpara drejtësisë.” Ai vijoi më tej duke ironizuar qëndrimin e deputetëve socialistë në Kuvend, duke thënë: “I vetmi impresion si deputet në vend të parë në Kuvendin e Shqipërisë ishte fakti që ‘cërrës së Kaligulës’ iu bashkuan edhe 83 deputetë të PS, që më kujtoi anekdotën...