Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Man. United fiton supersfidën ndaj Chelsea-s, Ruben Amorim “shpëton” stolin (video)
Manchester United ka fituar 2-1 ndaj Chelsea në “Old Trafford”, në supersfidën e javës së pestë në Premier League. Chelsea e nisi shumë keq takimin, ku mbeti me një lojtar më pak vetëm pas 5 minutash lojë. Portieri Robert Sanchez ndërhyri keq ndaj Bryan Mbeumo jashtë zonës së rreptësisë, arbitri e ndëshkon me karton të kuq. Estevao skarifikohet për portierin e dytë, Jorgenesen, i cili mori vendin e Sanchez. Enzo Maresca bëri edhe dy zëvendësime të tjera të shpejta, Adarabioyo në vend të Pedro Neto dhe Andrey Santos në vend të Palmer. Goli i parë për “Djajtë” do të vinte në minutën e 13-të, Mazraoui kroson në zonë, Dorgu godet me kokë, Bruno Fernandes e shtyn në rrjetë. Në minutën e 36-të, Casemiro do të...