Egnatia fiton mes zjarrit ndaj Tiranës, Partizani “viktima” e radhës e Elbasanit

Egnatia fiton mes zjarrit ndaj Tiranës, Partizani “viktima” e radhës e Elbasanit

Kanë përfunduar dy sfidat e parë për javën e katërt të Abissnet Superiore. Në Rrogozhinë, kampionia në fuqi bëri detyrën më së miri duke fituar 2-0 ndaj bardhebluve. Në minutën e 28-të, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe topit të nisur nga portieri Dajsinani, Fernando Medeiros asiston për Buric, kroati dërgon topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Egnatian. Në fillim të pjesës së dytë, vendasit dyfishuan shifrat me Alessandro Albanese, sulmuesi me origjinë arbëreshe shënoi një supergol nga distanca. Në minutën e 55-të, Egnatia shënon golin e tretë pas kombinimit Ndreca-Fernandes, por goli u anullua për pozicion jashtë loje. Një minutë më pas, grupimi “Tirona Fanatics” i vënë zjarrin stadiumit në shenjë proteste ndaj presidentit të bardhluve, Refik Halili. Loja rifillon pas...