Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Duart larg vendimmarrjes së drejtësisë”/ Pas deklaratave të Ramës reagon Bardhi: Hipokrizi, kryeministri sulmon gjyqtarët e prokurorët
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili së fundmi u shpreh para stafit të Ministrisë së Drejtësisë se “duhet t’i mbajmë duart larg vendimmarrjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve”. Bardhi e cilëson këtë si hipokrizi, duke theksuar se Rama ka vazhduar me sulmet e pandërprera ndaj magjistratëve që ushtrojnë drejtësi me integritet dhe kurajo qytetare. Në një postim në Facebook, Bardhi kujtoi rastin e magjistratit Marko Boshku, i cili sipas tij ka marrë fjalë të mira për profesionalizmin e tij brenda sistemit, por që është shënjestruar nga sulmet e kryeministrit. “Autokrati i Tiranës nuk arrin të kuptojë se në këtë vend ka ende njerëz të ndershëm që refuzojnë t’i nënshtrohen abuzimeve dhe paligjshmërisë së tij,” shkruan Bardhi, duke përmendur edhe rastin e uzurpimit të pronës...