Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Opozita e bashkuar në zgjedhjet për Tiranën? Alimehmeti mesazh PD: Vëllai i madh duhet të mbledhë të vegjëlit
Këshilltari i djathtë për Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti ka bërë thirrje për një bashkim të frontit opozitar në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme për kryeqytetin, ku Partia Socialiste do të garojë me ish-ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu. Sipas Alimehmeti i takon Partisë Demokratike, si forca më e madhe e opozitës, sikurse vëllai i madh brenda një shtëpie, që të mbledhë më të vegjlit dhe të diskutojnë rreth një kandidati ose platforme të përbashkët. “Partia Socialiste ka përdorur mentalitetin e pushtuesit. Që do të thotë, heq dhe zbon ata që ka kundër, mundohet të blejë dhe intimidojë ata që mbesin dhe thotë ja kaq kanë mbetur këta dhe këta votojnë. Aktualisht sot që flasim ne kanë 48% në qarkun e Tiranës kështu siç është. Ku...