Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Belinda Balluku prezanton ministrat e Bujqësisë, Arsimit dhe Mjedisit
Aktualitet Kryesore E Shtunë, 20 Shtator 2025 19:33 “Kabineti i ri qeveritar është gati për të nisur zyrtarisht nga puna. Në Ministrinë e Arsimit, Bujqësisë dhe atë të Mjedisit prezantova ministrat që do të drejtojnë këto sektorë, me bindjen se kanë vizionin dhe përkushtimin e duhur për të çuar përpara punët e nisura. Suksese të gjithëve. Gati për këtë mandat të ri qeverisës me energji dhe objektiv madhor e të qartë për të çuar Shqipërinë në familjen e madhe europiane”- shkruan Belinda Balluku, zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturë dhe e Energjitikës.