VIDEO/ Babë e bir humbën jetën në aksidentin tragjik, pamje nga përplasja në aksin Shkodër-Hani i Hotit (Detajet)

VIDEO/ Babë e bir humbën jetën në aksidentin tragjik, pamje nga përplasja në aksin Shkodër-Hani i Hotit (Detajet)

Dalin detaje të reja nga aksidenti i rëndë i ndodhur në aksin Shkodër–Hani i Hotit, pranë rrethrrotullimit të Koplikut, ku dy persona humbën jetën tragjikisht.  Sipas raportimit të gazetarit Senad Nikshiqi për BalkanWeb, mësohet se automjeti tip Mercedes-Benz, me të cilin po udhëtonin babë e bir, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë reklame.  Përplasja ka qenë fatale për të dy, të cilët ndërruan jetë në vendin e ngjarjes.  Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e aksidentit dhe ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e sakta të ngjarjes.