Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
KATEGORIA E PARË: Skënderbeu fiton derbin ndaj Pogradecit, Laçi rikthehet te fitorja
20 Shtator 2025 19:50 Telesport U luajt java e katërt e Kategorisë së Parë 2025–2026. Skënderbeu fitoi 1–0 në transfertë ndaj Pogradecit dhe kryeson kampionatin me 10 pikë. Burreli mundi Besën 2–1 me përmbysje, ndërsa Laçi fitoi 2–0 ndaj Korabit. Iliria mposhti Kukësin 1–0, Apolonia fitoi 2–0 ndaj Kastriotit, ndërsa Lushnja dhe AF Luftëtari barazuan 1–1. Në renditje Skënderbeu i Korçës është i pari me 10 pikë, i ndjekur nga Laçi me 9 pikë dhe Apolonia e Burreli me nga 7 pikë.