Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Alimehmeti: Rama nuk mund t’i japë urdhër Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Veliajt
Për Ilir Alimehmetin projektvendimi i këshilltarëve socialistë të Bashkisë së Tiranës për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, që do të diskutohet në mbledhjen e së martës, është i vonuar dhe në shkelje të afateve ligjore. Sipas tij çështja e shkarkimit duhet të kishte hyrë në rend dite që më 12 maj, kur sipas ligjit për qeverisjen vendore u plotësuan tre muaj që Erion Veliaj nuk kishte shkelur në zyrë, pasi ishte i arrestuar me urdhër të SPAK. “Këshilli Bashkiak duhej të ishte mbledhur më 12 maj se atëherë ishte dita e parë e punës, që u bën tre muaj dhe ta kishte çuar propozimin. Por futen në shpërdorim detyre, Romina Kuko, ish-kryetare e Këshillit Bashkiak asokohe, më pas Megi Fino që është kryetarja aktuale, të cilat jo vetëm nuk e vunë, por as nuk e diskutuan a ta...