Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
DASH publikon raportin për transparencën fiskale për vitin 2025, Shqipëria renditet mes 71 vendeve që përmbushin standardet
Departamenti i Shtetit ka publikuar sot raportin për transparencën fiskale për vitin 2025, ku Shqipëria renditet mes 71 vendeve që përmbushin standardet. DASH deklaron se nga 139 vende dhe Autoriteti Palestinez të vlerësuara, 71 qeveri rezultojnë se përmbushin kërkesat minimale, ndërsa 69 nuk arritën të plotësonin kriteret. Shqipëria së bashku me disa vende të tjera, ka siguruar transparencë në dokumentet buxhetore, kontratat dhe licencat publike, duke përmbushur standardet në lidhje me publikimin, përmbajtjen dhe besueshmërinë e tyre, thuhet në raportin e DASH. Sakaq, vendet që përmbushin kërkesat minimale të transparencës fiskale përfshihen edhe Brazili, Kroacia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Izraeli, Turqia, Portugalia, Rumania, Afrika e Jugut, India etj. “Departamenti arriti në përfundimin se, nga 139 vendet (dhe Autoriteti Palestinez) të vlerësuara, 71 qeveri përmbushën kërkesat...