Tragjike në Shkodër! Babë e bir humbin jetën në aksident rrugor (EMRAT)

Tragjike në Shkodër! Babë e bir humbin jetën në aksident rrugor (EMRAT)

PAMJE NGA VENDNGJARJA SHKODËR-Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Shkodër – Han i Hotit, ku raportohet për dy viktima. Raportohet se mjeti me të cilin udhëtonte, Valetin Bluda dhe i ati i tij, Nikoll Bluda ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një reklamë në rrugë. Si pasojë e përplasjes, shoferi 32-vjeçar dhe babai i tij kanë humbur jetën. Njoftimi i policisë: Informacion paraprak. Rreth orës 18:20, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtues shtetasin Valentin Bluda, rreth 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me një reklamë në rrugë. Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasi Valentin Bluda dhe babai i tij, shtetasi Nikoll Bluda, 76 vjeç, pasagjer në automjet./ZËRI