Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Alimehmeti komenton zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës: PD duhet të ofrojë një alternativë të qartë për qytetarët
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ilir Alimehmeti komentoi zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Tiranës, që pritet të zhvillohen pas shkarkimit të Erion Veliajt. Alimehmeti shprehet se Partia Demokratike duhet të ketë një strategji afatgjatë dhe të bëhet gati për zgjedhjet vendore të vitit 2027. ‘Mendoj se ne duhet të ishim pak më gati, sepse Veliaj u arrestua në 10 shkurt dhe kishim njëfarë kohe për ta diskutuar këtë çështje. Në këtë moment që flasim, bëhet fjalë vetëm për zgjedhjen e kryetarit dhe jo të këshillit bashkiak, dhe bëhet fjalë për një periudhë 1 vit apo diçka më shumë,’ tha Alimehmeti. Ai theksoi se ky mandat i shkurtër nuk lejon zhvillimin e planeve të mëdha për qytetin. ‘Të gjitha, buxhete, platforma, strategji janë kryer dhe...