Aksident në aksin Shkodër-Hani Hotit, humbin jetën babë e bir

Aksident në aksin Shkodër-Hani Hotit, humbin jetën babë e bir

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Shkodër-Hani Hotit.  Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën në vendngjarje, babë e bir të identifikuar si Nikoll dhe Valentin Bluda.  “Rreth orës 18:20, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtues shtetasin V. B., rreth 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me një reklamë në rrugë. Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasi V. B. dhe babai i tij, shtetasi N. B., 76 vjeç, pasagjer në automjet”, njofton policia.  Aksidenti ka ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të Koplikut. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit të ndodhur.